Back Autoritetet shqiptare diskutojnë ndërhyrjet e nevojshme pas raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës

Tiranë 30 Janar2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet shqiptare diskutojnë ndërhyrjet e nevojshme pas raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës

Në një takim të nivelit të lartë, organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, zyrtarë të lartë në fushën e sistemit penitenciar diskutuan hapat e mëtejshme në adresimin e sfidave kryesore të sistemit penitenciar, që rrjedhin nga zbulimet kryesore të raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës në vitin 2023.

Në ngjarje morën pjesë Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, zyrtarë të lartë përfaqësues të sistemit penitenciar, ministritë relevante, Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile, një delegacion i Divizionit të Këshillit të Evropës për Bashkëpunim në Çështjet Policore dhe Institucionet e Privimit të Lirisë (CPDL) dhe Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT), Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tirane si edhe organizata të tjera ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë. Ata trajtuan aspektet kyçe dhe ndërhyrjet që do të kryhen, në mbështetje të zbulimeve kryesore të raportit të fundit të KPT të publikuar më 12 Janar 2024. Duke theksuar mangësitë e vjetra strukturore në lidhje me pacientët  forensikë dhe të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor, si dhe mbipopullimin në shumicën e burgjeve në Shqipëri, raporti nënvijëzoi disa masa pozitive, si qëndrueshmërinë e Qendrës së Trajnimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Tavolina e rrumbullakët ishte një mundësi për të zhvilluar një diskutim të hapur, duke u nisur nga përvojat krahasuese në trajtimin e pacientëve forensikë, si dhe nga ndërhyrjet specifike që do të ndërmerren në lidhje me ekzekutimin e cështjes “Strazimiri kundër Shqipërisë”.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III”, dhe në veçanti si nismë e projektit “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të denuar në Shqipëri”.