Back Trajtimi i krimit mjedisor përmes adresimit të flukseve të paligjshme financiare dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale për të diskutuar me aktorët publikë, shoqërinë civile dhe ekspertët kryesorë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian, bashkëpunimin dhe zgjidhjet kryesore
Tiranë 7-8 Mars 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Trajtimi i krimit mjedisor përmes adresimit të flukseve të paligjshme financiare dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Konferenca rajonale me fokus marrëdhënien e ndërlikuar mes fenomenit të pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor u zhvillua në Tiranë. Organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, aktiviteti 2-ditor mblodhi së bashku palët kryesore të interesit nga agjencitë e zbatimit të ligjit, e inteligjencës mjedisore dhe financiare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë në këtë fushë, për të trajtuar sfidat e ndërlidhura me krimin mjedisor, korrupsionin dhe krime të tjera financiare, të cilat paraqesin kërcënim serioz për mjedisin dhe stabilitetin socio-ekonomik të vendeve të Ballkant Perëndimor.

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë - Giulia RE përshëndeti praktikuesit e fushës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët për një luftë më efikase kundër krimeve mjedisore. “Procesi që po inicojmë sot vjen pas përpjekjeve të intensifikuara të Këshillit të Evropës dhe vendeve anëtarëve të tij në adresimin e efekteve të dëmshme të aktiviteteve të paligjshme në mjedis si dhe gëzimin e të drejtave të njeriut”, nënvizoi Re.

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë - Romina KUKO, në fjalën e saj theksoi se në një epokë kur sfidat mjedisore po bëhen gjithnjë e më komplekse, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë, të cilat shërbejnë si themel i përpjekjeve efektive për të parandaluar, zbuluar dhe ndëshkuar veprimtaritë shkatërruese ndaj mjedisit. “Nxitur nga vizioni i përbashkët për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm, dëshiroj të theksoj se kjo nuk është thjesht një iniciativë e qeverisë, por një thirrje kolektive për të ndryshuar paradigmën dhe për të krijuar një shoqëri të ndërgjegjshme dhe me përgjegjshmëri ndaj mjedisit”, tha Kuko.

Shefja e Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri - Lenka VITKOVA deklaroi se: “Përgjigja e BE-së ndaj krimeve mjedisore përfshin një qasje të shumëanshme që kombinon masat legjislative, bashkëpunimin për zbatimin e ligjit, iniciativat për ndërtimin e kapaciteteve, partneritetet ndërkombëtare dhe angazhimin publik. Krimi mjedisor mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i paligjshëm i drogës, por sanksionet janë shumë më të ulëta dhe më i vështirë për t'u zbuluar. Këta faktorë e bëjnë krimin mjedisor shumë tërheqës për grupet e krimit të organizuar.”

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit hulumtuan raste të ndryshme studimore të krimit mjedisor, ku shqyrtuan rreziqet kryesore që vijnë nga pastrimi i parave si dhe korrupsionin si faktor të lidhur ngushtë me krimin mjedisor, duke përfshirë modelet rajonale të flukseve të paligjshme financiare. Këto diskutime ishin gjithashtu një mundësi për të identifikuar sfidat e përbashkëta dhe strategjitë inovative, që shtrihen përtej rajonit, duke nxitur sinergjitë me prioritetet e politikave të mbrojtjes së mjedisit të BE-së.

Konferenca është pjesë e një kuadri më të gjerë të Projektit kundër Krimit Ekonomik në Ballkanin Perëndimor, i cili synon të mbështesë autoritetet publike në rajon në përmirësimin e politikave të tyre kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe reagimet operacionale në lidhje me krimet mjedisore, si në nivel vendor ashtu edhe rajonal. Në këtë kontekst, ky aktivitet po i pararend një vlerësimi tematik rajonal i cili synon të përmirësojë kuptueshmërinë mbi aspektet financiare të krimit mjedisor.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

 

ALBANIA: Environmental Crime and Corruption