Back NJOFTIM PËR SHTYP: Prezantohet Plani Strategjik 2022-2026 i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri

NJOFTIM PËR SHTYP: Prezantohet Plani Strategjik 2022-2026 i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri

U prezantua sot në Tiranë Plani Strategjik 2022-2026 i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD). Qëllimi i Planit Strategjik katërvjeçar është të kontribuojë në një shoqëri që do të bëhet më gjithëpërfshirëse, pa diskriminim dhe e sigurt për grupet më vulnerabël, dhe që këta persona të kenë akses më të mirë në shërbimet publike dhe mbështetje të specializuar për të adresuar sfidat dhe nevojat e tyre.

Përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve publike, organeve të barazisë, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë morën pjesë në aktivitet, duke u dhënë atyre mundësinë për të diskutuar mbi rolet specifike të secilit aktor në sigurimin e gjithëpërfshirjes së Planit dhe zbatimit efikase të tij.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi - Robert Gajda theksoi se “Synimi i planit 5 vjecar të KMD është që të vendosë qëllime, objektiva, masa konkrete dhe të arritshme me qëllim forcimin e institucionit për një përballje më efektive për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë. Njëkohesisht, instrumenti shkon edhe në përmbushje të parimit të transparencës duke i bërë të ditur shoqerisë dhe institucioneve publike, planin e institucionit dhe një ftesë për bashkëpunim gjithëpërfshirës”.

Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, u shpreh se shpreson që ky Plan Strategjik do të ndihmojë në forcimin e ndjekjes së rekomandimeve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe do të rrisë efektivitetin e punës së tij, në përputhje me rekomandimet e dhëna së fundmi për Shqipërinë nga organi kundër racizmit i Këshilli të Evropës- ECRI.

Znj. Fanny Svensen, Këshilltare ligjore pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, shprehu mbështetjen e vendosur të Delegacionit të Bashkimit Evropian për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zyrën e tij dhe punën e tyre. Znj. Svensen gjithashtu përshëndeti arritjet lidhur me shtimin e rasteve të ankesave.

Plani u përgatit nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me anë të ekspertizës së ofruar nga projekti i përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”, pjesë e programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”. Kjo është një nismë bashkëpunimi që synon mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe Türkiye në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.

Plani Strategjik 2022 -2026 i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 Versioni Shqip

 Versioni Anglisht

TIRANË 20 KORRIK 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page