Back Nis në Shqipëri “Java kundër Diskriminimit” me mbështetjen e programit të Instrumentit Horizontal III

Shqipëri 8 Shkurt 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Nis në Shqipëri “Java kundër Diskriminimit” me mbështetjen e programit të Instrumentit Horizontal III

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me projektin e përbashkët të Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës “Fuqizimi i mbrojtjes nga Diskriminimi në Shqipëri” po organizon në Shqipëri “Javën kundër Diskriminimit”, synimi i të cilës është të shpërndajë informacion dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi aspekte të ndryshme që kane lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht për grupet më vulnerabël, dhe rolit të rëndësishëm të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave themelore. 

Në kuadër të ‘Javës kundër diskriminimit’ do të mbahen katër aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese të cilat do të zhvillohen në qytetet: Tiranë, me 9 shkurt 2023, Malësi e Madhe, me 15 shkurt 2023, Bilisht, me 16 shkurt 2023, dhe Lushnjë, me 17 shkurt 2023.

Këto aktivitete shërbejnë për të mbështetur zyrat rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në përpjekjet e tyre për të rritur dukshmërinë dhe ndikimin e tyre në komunitetet e ndërlidhura, si në bashkitë ku ndodhen, ashtu edhe në zonat përreth tyre. Gjatë aktiviteteve, do të diskutohen me pjesëmarrësit tema kyçe me interes duke përfshirë të drejtat e komunitetit LGBTI, personat me aftësi të kufizuara, bullizmin, etj.

Gjatë zbatimit të saj, ‘Java kundër Diskriminimit’ do të kontribuojë më tej në rritjen e prezencës si dhe një rol më aktiv të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkitë e vogla, ku nevoja për informacion dhe njohuri për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është më e madhe.   

Kjo nismë mbështetet nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III” dhe projekti i tij “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, i cili synon të forcojë kapacitetet e palëve të interesuara për të trajtuar mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI,  dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në përputhje me standardet dhe rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës.

Më poshtë gjeni kalendarin e aktiviteteve: