Back Nis në Shqipëri java “Thuaj Jo Diskriminimit'

Shqipëri 26 Shkurt 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Nis në Shqipëri java “Thuaj Jo Diskriminimit'

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” po mbështet aktivitetet në kuadër të “Javës kundër Diskriminimit”, një nismë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Nën sloganin “Thuaj Jo diskriminimit!”, një sërë aktivitetesh të hapura për publikun do të informojnë dhe rrisin ndërgjegjësimin mbi aspekte të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, veçanërisht ato të grupeve më të cenuara, dhe rolin e rëndësishëm të Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në këtë drejtim.

Në kuadër të ‘Javës kundër diskriminimit’ do të mbahen tetë aktivitete ndërgjegjësuese, duke filluar në Tiranë më 26 shkurt 2024, dhe duke vijuar me aktivitete në Pogradec, Korçë, Shkodër, Lezhë, Fier, dhe për të përfunduar në Gjirokastër më 1 Mars 2024.   

Këto aktivitete do të jenë një mundësi e mirë për të diskutuar me  grupet e interesit  dhe aktorët kryesorë, mbi mënyrën se si institucionet mund t’i mbështesin njerëzit në trajtimin e rasteve të segregimit, gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe adresimit të diskriminimit, veçanërisht me një fokus mbi rolin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Aktivitetet do të shënojnë bashkëpunimin e rëndësishëm me organizatat lokale të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, me një vëmendje të veçantë drejt grupeve vulnerabël.

Aktivitetet e “Javës kundër Diskriminimit” do të përfshijnë shumë aktorë kryesorë të fushës, si të rinjtë dhe studentët, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore, organizata të shoqërisë civile që përfaqësojnë grupe të ndryshme vulnerabël, të cilat janë në rrezik të lartë diskriminimi, etj.

Kjo nismë mbështetet nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III” dhe projekti i tij “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, i cili synon të forcojë kapacitetet e palëve të interesuara për të trajtuar mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI,  dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në përputhje me standardet dhe rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës.

Për më shumë detaje në lidhje me secilin aktivitet, hidhini një sy kalendarit më poshtë: