Back Njihuni me ambasadorët tanë “Jo urrejtjes” të cilët iu bashkuan fushatës “Bllokoje urrejtjen. Shpërndaje dashurinë!”

Njihuni me ambasadorët tanë “Jo urrejtjes” të cilët iu bashkuan fushatës “Bllokoje urrejtjen. Shpërndaje dashurinë!”

Fushata “Bllokoje urrejtjen. Shpërnddaje dashurinë!” kushtuar kundërvënies ndaj fenomenit të gjuhës së urrejtjes në Ballkanin Perëndimor, e filluar në mediat sociale në dhjetor të vitit të kaluar, tani po bëhet lokale. Për këtë qëllim po angazhohen figura dhe personalitete të rëndësishëm publik në përpjekjet për të luftuar gjuhën e urrejtjes, veçanërisht ndaj anëtarëve të grupeve të cënuara, të cilët janë prekur nga stigmatizimi dhe diskriminimi gjatë pandemisë COVID-19.

Duke filluar nga qershori, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe do të prodhohen produkte promovuese për të arritur komunitetet dhe qytetarët në Ballkanin Perëndimor. Për të prezantuar fushatën në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, gjashtë Ambasadorët tanë të parë “Jo urrejtjes”, figura të shquara në skenën publike në Ballkanin Perëndimor, iu bashkuan lëvizjes tonë.

Kemi nderin të prezantojmë Ambasadorët tanë të parë: Alban Skënderaj, këngëtar, kantautor, kompozitor, aktor, producent dhe personalitet televiziv nga Shqipëria, Edo Maajka, reper, producent rekord dhe kompozitor nga Bosnja dhe Hercegovina; Uta Ibrahimi, alpiniste e famshme nga Kosova; Danka Kovinić, teniste profesioniste nga Mali i Zi; Vlatko Stefanovski nga Maqedonia e Veriut, këngëtar virtuoz, kitarist etno-rock xhaz si dhe Sara Jo, këngëtare nga Serbia.

Ata do të jenë në krye të fushatës sonë, duke mbështetur aktivitetet dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit në rajon, prandaj ju ftojmë që të bashkoheni me ta në këtë lëvizje, t’i takoni ata personalisht në aktivitetet tona dhe të ndani mesazhet e tyre të fuqishme. Ata bashkuan zërat e tyre për të nxitur këdo që të mos fshihen dhe të mos heshtin, por të përkushtohen dhe të angazhohen për të shembur muret e urrejtjes dhe për të ndërtuar baza të reja dashurie dhe respekti. 

Pavarësisht prejardhjes së ndryshme personale dhe profesionale, kombësive dhe besimeve të ndryshme, të gjithë kanë një mesazh të përbashkët për të ndarë në lidhje me respektin, diversitetin dhe tolerancën. Ata iu bashkuan kësaj fushate sepse besojnë se mund të bëjnë një ndryshim drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Sepse ata besojnë në vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, lirisë dhe barazisë që qëndrojnë në themel të Evropës sot.

Ne jemi mirënjohës që Albani, Edo, Uta, Danka, Vlatko dhe Sara iu bashkuan qëllimit  tonë pasi besojmë se së bashku mund të “Bllokojmë urrejtjen, Shpërndajmë dashurinë!”

 Shikoni video-mesazhet e Ambasadorëve “Jo urrejtjes”

The campaign will continue to unfold in the dedicated FacebookTwitter and Instagram profiles. Join us in our efforts to ensure that love will always prevail in our society.

The campaign is implemented within the action on “Promotion of diversity and equality in the Western Balkans”, that is a part of the joint European Union/Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey 2019-2022”, implemented by the Anti-Discrimination Department of the Council of Europe.

. . . . . . . . . . . . . 

*This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSCR 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo Declaration of Independence.

Ballkani Perendimor 07 Qershor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.