BE dhe Këshilli i Evropës po vazhdojnë të asistojnë aktorët lokal në Kosovë* në përpjekjet e tyre për të përmirësuar funksionimin e përditshëm të sistemit të drejtësisë duke forcuar efikasitetin dhe cilësinë në përputhje me standardet evropiane.
Në këtë kuadër, në 3 Shtator 2020, eksperti ndërkombëtar i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Evropës (CEPEJ), Z. Thierry Ghera - President i Gjykatës së Strasburgut i prezantoi Kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Z. Skënder Çoçaj, përfitimet e pranimit të vendimeve gjyqësore në formë elektronike. Z. Ghera prezantoi systemin francez në të cilin të gjitha dokumentat në procedimet civile shkëmbehen elektronikisht mes gjykatave dhe avokatëve nëpërmjet platformës E-Barreau që prej vitit 2004. Komiteti i Administrimit të Gjykatave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) rekomandon përdormin e vendimeve elektronike, në veçanti për të reduktuar kostot që lidhen me shpërndarjen e këtyre vendimeve me postë. Për më tepër, vendimet standarde të gjykatave mund të gjenerohen nëpërmjet sistemit informativ të menaxhimit të rasteve (SIMR) nga oficerët ligjorë në secilën zyrë të gjykatësve.
KGjK si rrjedhojë do të diskutojë së brendshmi gjatë ditëve në vazhdim zbatimin e mundshëm të këtij sistemi dhe do të konsultohet me Odën e Avokatëve për të lehtësuar në terma afatgjatë, komunikimin mes gjykatave dhe avokatëve. Ky aktivitet u organizua nga projekti KoSEJII: “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë” pjesë e programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, bashkë-financuar nga BE dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.
* Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.