Back Stafi jo-mjekësor i burgjeve në Ballkanin Perëndimor përgatitet si të zbulojë në kohë çrregullimet e shëndetit mendor tek të burgosurit ekstremistë të dhunshëm

Tiranë, Shqipëri 16 shtator 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Stafi jo-mjekësor i burgjeve në Ballkanin Perëndimor përgatitet si të zbulojë në kohë çrregullimet e shëndetit mendor tek të burgosurit ekstremistë të dhunshëm

Stafi dhe drejtuesit e burgjeve nga vendet përfituese të Ballkanit Perëndimor ndërmorën një hap të madh përpara në forcimin e shëndetit mendor dhe sigurisë në burgje, në përputhje me standardet evropiane. Takimi rajonal në Tiranë prezantoi “Udhëzuesin për vlerësimin e shëndetit mendor të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm, të burgosurve të margjinalizuar dhe të burgosurve të ndjeshëm ndaj radikalizimit” si dhe “Mjetin e vlerësimit fillestar për identifikimin e shenjave të çrregullimeve mendore”. Zhvilluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, këto instrumente janë tashmë në dispozicion të të gjitha sistemeve penitenciare të Përfituesve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia fituan njohuri praktike mbi standardet dhe parimet ndërkombëtare për promovimin e shëndetit mendor të të burgosurve, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e çrregullimeve mendore.

Pjesëmarrësit miratuan Udhëzuesin dhe Mjetin si instrumente të dobishme dhe të besueshme që ndihmojnë stafin jo-mjekësor të burgjeve të zbulojnë dhe të përgjigjen ndaj shenjave të çrregullimeve mendore tek të burgosurit ekstremistë të dhunshëm, të burgosurit e margjinalizuar dhe të burgosurit e ndjeshëm ndaj radikalizimit.

Ky aktivitet u organizua nga projekti rajonal Forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit, në kuadër të fazës së tretë të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal III.

 

*Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Horizontal Facility III

The joint European Union and Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative, running from 2023 until 2026.

The programme covers actions in Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo*, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Türkiye. It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

The third phase of the programme is worth €41 million (85% funded by the European Union, 15% by the Council of Europe).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.