Back Njoftim për Mediat: “Liri Pa Urrejtje: Liria e Shprehjes Përballë të Drejtave të tjera të Njeriut”

Njoftim për Mediat: “Liri Pa Urrejtje: Liria e Shprehjes Përballë të Drejtave të tjera të Njeriut”

Konferenca Kombëtare “Liri Pa Urrejtje: Liria e Shprehjes Përballë të Drejtave të tjera të Njeriut” do të mbahet Ditën e Premte, 20 Dhjetor 2019, në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë dukë nisur nga ora 10:00.

Aktiviteti, i organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” do të diskutojë si të përballemi me ‘gjuhën e urrejtjes’ dhe të forcojmë tolerancën dhe dialogun, duke ngritur partneritete midis aktorëve dhe vendim-marrësve të ndryshëm.

Fjalimet hapëse do të ndahen nga:

Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Parlamentit

Znj. Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Z. Brian Williams, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri

Z. Daniel Koski, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Shqipëri

Tema e diskutimit rreth ‘gjuhës së urrejtjes’ do të adresohet në kontekstin e lirisë së shprehjes dhe luftës kundër diskriminimit. Gjatë aktivitetit, Zyra e Avokatit të Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Këshilli Shqiptar i Medias do të anoncojnë themelimin e “Aleancës Pa Urrejtje”, që është një zotim i këtyre organizmave për të angazhuar aktorë vendim-marrës të fushës, për të bashkuar forcat dhe advokojnë për të luftuar gjuhën e urrjejtjes.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të lartë nga shoqëria civile, agjencitë qeverisëse, medias, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare të cilat luajnë një rol direkt në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe eleminimit të gjuhës së urrejtjes.

Kjo konferencë është e hapur për t’u mbuluar nga gazetarët dhe mediat, e cila nis në 10:00 AM, 20 Dhjetor 2019  në Hotel Rogner, Salla Antigonea 1, Tiranë.

 

Kontakt:
Zyra e Avokatit të Popullit: Sokol Shameti, tel: +355 69 20 33 001
Zyra e Këshillit të Evropës: Besnik Baka, tel. +355 69 21 78 430

Tirane 19 Dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.