Back Hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në burgje dhe për t’i trajtuar mangësitë e identifikuara nga Komiteti për parandalimin e torturës (KPT), autoritetet e Maqedonisë së Veriut me mbështetje nga një konsulente e Këshillit të Evropës e diskutuan draftin e parë të Procedurave Standarde të Veprimit (PSV) për sigurimin e shërbimeve efikase shëndetësore në burgje, gjatë takimit të grupit të punës më 15-16 dhjetor në Shkup.

Anëtarët e grupit, gjegjësisht mjekët që punojnë në burgun e Idrizovës, Shkupit, Shtipit dhe Tetovës,  përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, kanë kontribuar në hartimin e PSV-së përmes përvojave dhe njohurisë praktike. PSV i unifikon procedurat për zbatim në të gjitha burgjet e Maqedonisë së Veriut, duke i detajuar veprimet që duhet të ndërmerren në fazat e ndryshme të shërbimeve shëndetësore, filluar nga regjistrimi, kontrollet e rregullta, regjistrimi i shenjave të keqtrajtimit dhe menaxhimi i ilaçeve, deri tek kontrolli përfundimtar para lirimit të personit të dënuar. Ky dokument është hartuar në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe praktikat e mira.

Pritet që kjo PSV të finalizohet dhe testohet si pilot në një ose dy burgje në vitin 2022, për ta vlerësuar zbatueshmërinë në kushtet e burgjeve të vendit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Forcimi e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, implementuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Maqedonia e Veriut 15-16 Dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.