Back Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë marrin pjesë në mbledhjen vjetore të Rrjetit të Gjykatave Superiore të Këshillit të Evropës

Strasburg 5-6 qershor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë marrin pjesë në mbledhjen vjetore të Rrjetit të Gjykatave Superiore të Këshillit të Evropës

 

Përfaqësues të Gjykatës Kushtëtuese dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë morën pjesë në  sesionin e 10-të të Rrjetit të Gjykatave Superiore, mbajtur në Strasburg më 5-6 qershor 2025. Ama Kraja nga Gjykata Kushtetuese dhe Emirjam Ahmetaga nga Gjykata e Lartë ndoqën sesionet duke përfaqësuar gjyqësorin shqiptar, së bashku me kolegë nga të gjitha shtetet anëtare duke diskutuar dhe shkëmbyer mendime mbi rolin e gjykatave superiore brenda kuadrit evropian të të drejtave të njeriut.

 

Rrjeti i Gjykatave Superiore, i krijuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është një platformë e veçantë dialogu që mbështet gjykatat vendase në të gjithë 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës për zbatimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sesioni i këtij viti, që shënonte 10-vjetorin e Rrjetit, përmbante edhe një sesion hyrës që mund të ndiqej nga interneti, si dhe prezantimin e librit të përvjetorit që flet mbi themelimin, risitë dhe ndikimin e Rrjetit.

 

“Rrjeti i Gjykatave Superiore është një platformë thelbësore për të përforcuar kuptimin e përbashkët dhe shkëmbimin e praktikave gjyqësore në të gjithë Evropën. Pjesëmarrja jonë kontribuon në përshtatjen me interpretimin në zhvillim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin gjyqësor në nivel evropian”, u shpreh Ama Kraja, përfaqësuese e Gjykatës Kushtëtuese të Shqipërisë.

Ndërsa Emirjam Ahmetaga, përfaqësuese e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, tha se: “Pjesëmarrja në këtë Rrjet përforcon përkushtimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për bashkëpunim gjyqësor dhe zbatimin e vazhdueshëm të parimeve të GJEDNJ-së. Ky forum shërben si një platformë e vlefshme për të mësuarit e ndërsjellë, dialogun mes gjyqësorit dhe shkëmbimet ballë për ballë. Gjykata e Lartë e Shqipërisë kontribuon prej vitesh në mënyrë aktive në punën e Rrjetit të Gjykatave Superiore me mbështetjen e zhvillimit të standardeve, si dhe forcimit të mëtejshëm të lidhjeve të gjyqësorit në të gjithë Evropën.

 

Rrjeti i Gjykatave Superiore luan një rol kryesor për dialogun e gjyqësorit, me nxitjen e subsidiaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët midis gjykatave superiore të Shqipërisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky bashkëpunim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut u mbështet nga Projekti: “Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III)” me qëllimin e përforcimit të kapaciteteve gjyqësore dhe duke promovuar zbatimin sa më të mirë të standarteve të të drejtave të njeriut. Projekti bën pjesë në programin e përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

Horizontal Facility III

The joint European Union and Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative, running from 2023 until 2026.

The programme covers actions in Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo*, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Türkiye. It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

The third phase of the programme is worth €41 million (85% funded by the European Union, 15% by the Council of Europe).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.