Back Terapia konjitive e sjelljes pilotohet me sukses në katër I.E.V.P. Shqiptare

Fier, Shqipëri 23 Qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Terapia konjitive e sjelljes pilotohet me sukses në katër I.E.V.P. Shqiptare

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë Shërbimin Penitenciar Shqiptar në ofrimin e Terapisë Konjitive së Sjelljes (CBT), që synon përgatitjen më të mirë të të dënuarve për lirim.

Në këtë kuadër, më 23 Qershor 2026, u krye një vizitë vlerësimi në I.E.V.P. Fier nga një ekip i përbërë nga një psikolog, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Këshillit të Evropës për të vlerësuar rezultatet e zbatimit të programit pilot të CBT-së. Vlerësimi u përqendrua në dy dimensione: përvoja e stafit psiko-social në ofrimin e programit, duke përfshirë pikat e forta dhe sfidat e perceptuara në zbatim, dhe përvojat e të dënuarve që morën pjesë në terapi. Për këtë qëllim, u zhvillua një diskutim në grup me katër të dënuar për të mbledhur reagime të drejtpërdrejta mbi përfitimet dhe ndikimin e programit nga këndvështrimi i tyre. Vizita gjithashtu ofroi një mundësi për të vlerësuar efektivitetin e përgjithshëm të ndërhyrjes dhe për të identifikuar mësimet e nxjerra për zbatimin e ardhshëm të CBT-së në I.E.V.P. të tjera në Shqipëri.

Ky takim është një vazhdim i aktivitetit të ngritjes së kapaciteteve mbajtur në Tiranë Janarin e kaluar për profesionistë nga disa I.E.V.P., dhe vizitave të trajnimit në terren në Maj 2026.  Përveç I.E.V.P. Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pilotojë, nga Shkurti deri në Korrik 2026, programin CBT, edhe në I.E.V.P.  Fushë-Krujë, Burrel dhe Korçë.

Gjatë bisedës, të dënuarit konfirmuan se sa i dobishëm ishte psikologu penitenciar duke i dëgjuar ata hapur, pa gjykim dhe duke i ndihmuar ata të dallonin mendimet negative ndërsa ndodhnin, duke ofruar mjete për t'i riformuar ato mendime në një drejtim më pozitiv.

Pas përfundimit të pilotimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve synon të prezantojë zyrtarisht CBT-në si program të rregullt rehabilitimi, që do të zgjerohet gradualisht në të gjitha I.E.V.P. në Shqipëri.

Trajnimi u zhvillua në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe projektit të tij Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri.

​​​​​​​

 

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.