Back Ekspertët e CEPEJ zhvillojnë një mision vlerësimi mbi praktikat e ndërmjetësimit në Shqipëri

Shqipëri 29 Mars 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Ekspertët e CEPEJ zhvillojnë një mision vlerësimi mbi praktikat e ndërmjetësimit në Shqipëri

Një mision vlerësimi i ekspertëve të CEPEJ u zhvillua në Shqipëri për të vlerësuar situatën aktuale në fushën e ndërmjetësimit dhe për të dhënë rekomandime për mbështetje të mëtejshme në zhvillimin e praktikave të ndërmjetësimit në Shqipëri në përputhje me udhëzimet e CEPEJ. Kjo nismë, e mbështetur nga aksioni i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës SEJIV synon të ofrojë rekomandime për mbështetje të mëtejshme në zhvillimin e praktikave të ndërmjetësimit në Shqipëri në përputhje me udhëzimet e CEPEJ.

Ekspertët zhvilluan takime me përfaqësues të Dhomës së Ndërmjetësimit të Shqipërisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Dhomës së Avokatëve dhe me gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Gjykatës Administrative Tiranë.

Pas rezultateve të misionit të vlerësimit, institucioneve mund t'u ofrohen seminare për rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivitete trajnimi.

Aktiviteti u organizua në kuadër të Aksionit për “Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV)” në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqine” (Instrumenti Horizontal III), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.


Co-operation with 
Young European Ambassadors

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.