Back Vlerësimi i praktikës së gjykatave shqiptare në dritën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Vlerësimi i praktikës së gjykatave shqiptare në dritën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Një nga pengesat kryesore mbi zbatimin me efektshmëri të detyrimeve të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, është mungesa e interpretimit të harmonizuar të jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut nga gjykatat kombëtare. Në kuadër të mbështjetjes së vazhdueshme të Këshillit të Evropës ndaj sistemit gjyqësor shqiptar, është organizuar një mision vlerësimi për të ofruar një analizë cilësore dhe sasiore mbi zbatimin e Konventës nga gjykatat shqiptare. Një grup ekspertësh nga Këshilli i Evropës vizituan Shqipërinë ku morrën pjesë në takime të ndryshme dhe konsultime me përfaqësues nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, këshilli i Lartë Gjyqësor, Shkolla e Magjistraturës dhe Universiteti i Tiranës.

Rezultati final i vlerësimit do të jetë i disponueshëm në Shkurt të vitit 2020 dhe do të ofrojë rekomandime të detajuara dhe konkrete se si të arrijmë një zbatim më koherent të jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut në nivel kombëtar.

Ky vlerësim është pjesë e Projektit “Mbështjetje e mjeteve të brendshme efektive dhe lehtësimi i zbatimit të vendimeve të GjeDNj-së (D-REX)” që po zbatohet në Shqipëri dhe ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor për zbatimin e vendimeve të jurisprudencës së KEDNj-së në nivel kombëtar si edhe aftësimin e profesionistëve në fushën e ligjit për të zbatuar me efektshmëri mjetet e lidhura me mos zbatimin e vendimeve nga gjykatat vendase.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit “Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

 

Tirana 7 - 8 Nentor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.