Back Institucionet mbikqyrëse shqiptare forcojnë luftën ndaj parandalimit të ndërhyrjes së elementëve kriminal dhe pastrimit të parave

Tiranë, Shqipëri 2-3 Shtator 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Institucionet mbikqyrëse shqiptare forcojnë luftën ndaj parandalimit të ndërhyrjes së elementëve kriminal dhe pastrimit të parave

Duke marrë parasysh rrezikun në rritje të ndërhyrjes së krimit të organizuar dhe formave të tij të sofistikuara në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, roli i institucioneve mbikëqyrëse mbetet thelbësor. Për të ndihmuar autoritetet shqiptare, në kuadër të Veprimit së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri u organizua një trajnim dy-ditor në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Ky trajnim përmirësoi aftësitë e institucioneve mbikëqyrëse që monitorojnë profesionet e lira jo-financiare, duke përfshirë noterët, avokatët, agjentët e pasurive të paluajtshme, kontabilistët, audituesit si dhe operatorët e lojërave të fatit. Pjesëmarrësit u aftësuan të identifikonin, parandalonin dhe adresonin më mirë risqet e ndërhyrjeve të elementëve kriminale dhe të pastrimit të parave, në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat më të mira.

Trajnimi u ndoq nga njëzet e pesë (25) përfaqësues të institucioneve mbikqyrëse të sektorit jo-financiar, duke përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Bordit të Mbikqyrjes Publike, Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Përmes diskutimeve, pjesëmarrësit përmirësuan njohuritë e tyre mbi dobësitë specifike të sektorit, kuadrin ligjor dhe rregullator aktual së bashku me praktikat më të mira ndërkombëtare për identifikimin e aktiviteteve të dyshimta si dhe për sigurimin e përputhshmërisë me standardet evropiane.

Gjatë trajnimit, ekspertët e Këshillit të Evropës prezantuan mjete praktike, raste studimore nga jeta reale marrë nga konteksti vendas dhe ndërkombëtar, si dhe nxitën shkëmbime përvojash midis pjesëmarrësve për të promovuar një qasje më të koordinuar e proaktive mbikqyrëse, duke reduktuar rrezikun e abuzimit në sektorin jo financiar. Ata nënvizuan nevojën për të zbatuar mbikqyrje të bazuar në rrezik, për të përmirësuar mekanizmat e duhur për zbulimin e aktiviteteve të dyshimta, analizimin e tipologjive dhe trendeve kriminale, si dhe për planifikimin e inspektimeve efektive në terren dhe online. Ky aktivitet gjithashtu forcoi bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, organeve të zbatimit të ligjit dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare në luftën kundër pastrimit të parave.

 

Ky trajnim u organizua në kuadër të Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, pjesë e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës.

Horizontal Facility III

The joint European Union and Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative, running from 2023 until 2026.

The programme covers actions in Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo*, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Türkiye. It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

The third phase of the programme is worth €41 million (85% funded by the European Union, 15% by the Council of Europe).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.