Back Policia e Shtetit shqiptar, aleat i luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes

Policia e Shtetit shqiptar, aleat i luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes

Policia e Shtetit shqiptar është në vijën e parë të parandalimit dhe luftimit të krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI, duke mbështetur viktimat, duke hetuar dhe denoncuar këto akte. Për të ndihmuar këtë proces, aktorë të rëndësishëm në fushën e anti-diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Aleanca LGBT, Ambasada Pink, Streha LGBT dhe Open Mind Spectrum Albania, organizuan një sërë takimesh për ngritjen e kapaciteteve me përfaqësues të Policisë së Shtetit në Shqipëri, për të diskutuar mbi përpjekjet dhe nismat e lidhura me të në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në shoqërinë shqiptare.

Gjatë takimeve të zhvilluara në komisariatet e policisë të qarqeve kryesore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, shefat dhe zv/shefat e krimeve së bashku me punonjësit e policisë që mbulojnë krime të tilla diskutuan dhe ndanë përvojën e tyre, pengesat dhe histori suksesi në përpjekjet e tyre për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Si rezultat i kësaj nisme, komunitetet LGBTI do të kenë tashmë 2 pika kontakti në çdo Drejtori Vendore të Policisë, të cilat do të lehtësojnë procesin e raportimit të rasteve të dhunës në familje dhe krimeve të urrejtjes, si dhe do të mbështesin me dinjitet dhe respekt të gjitha viktimat e urrejtjes. Ata do të sigurojnë gjithashtu që procedurat korrekte të ndiqen në përputhje me standardet evropiane, gjë që do të rezultojë gjithashtu në rritjen e numrit të rasteve të raportuara të krimeve të urrejtjes në Shqipëri.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për “Promovimin e diversitetit dhe barazisë në Shqipëri" / Instrumenti Horizontal II,  dhe nga Njësia e Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor në Këshillin e Evropës (SOGI).

 

Shqipëri 22 Dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Horizontal Facility III

The joint European Union and Council of Europe programme “Horizontal Facility for the Western Balkans and Türkiye” (Horizontal Facility III) is a co-operation initiative, running from 2023 until 2026.

The programme covers actions in Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo*, Montenegro, North Macedonia, Serbia and Türkiye. It enables the Beneficiaries to meet their reform agendas in the fields of human rights, rule of law and democracy and to comply with European standards, which is also a priority for the EU enlargement process.

The third phase of the programme is worth €41 million (85% funded by the European Union, 15% by the Council of Europe).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.