Back Shërbimi penitenciar Shqiptar përgatitet të integrojë një program të ri për gratë e dënuara

Shërbimi penitenciar Shqiptar përgatitet të integrojë një program të ri për gratë e dënuara

Programet e riintegrimit për grate e dënuara në Shqipëri do të përmirësohen më tej përmes prezantimit të një programi të ri trajtimi që do të ndihmojë gratë e dënuara të gjejnë një mbështetje në nivel personal dhe social.

Programi është zhvilluar nga konsulentët e Këshillit të Evropës dhe është aplikuar me sukses në Maqedoninë e Veriut. Programi do të përshtatet plotësisht me kontekstin Shqiptar nëpërmjet një vizite në terren në I.E.V.P. 'Ali Demi' dhe takimeve konsultuese të grupit të punës (GP) me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtoreshën e I.E.V.P. 'Ali Demi' dhe stafit edukues dhe social.

Gjatë takimit final të GP, i cili u zhvillua më 20-21 shtator 2022 në Tiranë, stafi i I.E.V.P. Ali Demi u njoh me programin e ri, duke praktikuar skenarë të terapisë në grup në jetën reale bazuar në teknikat e intervistimit motivues, terapinë konjitive të sjelljes, qasjen e bazuar në forcë, emocionet dhe modelimi pro-social.

Bazuar në reagimet e GP, programi aktualisht po përshtatet me nevojat specifike të të dënuarave në I.E.V.P. ‘Ali Demi’. Ai do të pilotohet brenda kontekstit të burgut për një periudhë prej dy muaj, përpara se të konsolidohet dhe përdoret për zhvillimin e planeve të para-lirimit për grate e dënuara.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes se të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

Shqiperi 23 Shtator 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.