Back Agency for the Treatment of Property enhances public communication

Berat, Albania 3 March 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Agency for the Treatment of Property enhances public communication

Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri"(D-REX III), 20 punonjës me përvojë të Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP), morën pjesë në një seminar dy-ditor të shkëmbimit mes kolegëve lidhur me përmirësimin e komunikimit me qytetarët. Duke përdorur çështje konkrete dhe pyetjet më të shpeshta të qytetarëve, pjesëmarrësit gjetën zgjidhje praktike që mund t’i përdorin gjatë punës së tyre të përditshme. Ata rishikuan proceset e brendshme të komunikimit duhe identifikuar papërputhshmëritë dhe hartuan një proces të brendshëm të koordinuar për të siguruar përgjigje të qarta dhe me gjuhë të thjeshtë për qytetarët. Këto udhëzime do ta bëjnë më të lehtë për qytetarët të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të marrin përgjigje në lidhje me të drejtën e tyre të pronësisë.

Pas ndryshimeve më të fundit të marsit 2025 në Ligjin nr. 133/2015 "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave", ku zgjaten afatet për shqyrtimin dhe ekzekutimin e kërkesave në pritje për kompensim, më shumë njerëz kanë nevojë për informacion të qartë dhe të besueshëm. Duke mbështetur përmirësimin e vijueshmërisë të punës dhe duke promovuar parimet e komunikimit, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po e ndihmojnë Agjencinë e Trajtimit të Pronës të përgjigjet në mënyrë më koherente, të zvogëlojë konfuzionin dhe të forcojë besimin në ofrimin e shërbimeve publike në fushën e pronave.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

 

 

 

 

 

Instrumenti Horizontal III

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një iniciativë bashkëpunimi, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbulon projektet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson përfituesve të përmbushin axhendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.

Buxheti i këtij programi arrin në rreth 41 milionë euro (85% financuar nga BE, 15% nga KiE).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.