Puna në këtë fushë fokusohet në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon profesionistët ligjorë (gjyqtarët, prokurorët, avokatët), autoritetet policore, autoritetet rregullatore të medias dhe organet qeveritare përgjegjëse për legjislacionin e medias dhe çështjet e lidhura me gazetarinë, si dhe aktorët e medias (gazetarë, shoqata gazetarësh, organe vetërregulluese, studentë të drejtësisë dhe të gazetarisë dhe organizata të tjera mediatike). Temat e mbrojtjes së të dhënave dhe qasjes në informacionin publik janë me interes të veçantë në kuadër të temës së mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të medias.

Back Trajnim i trajnerëve për mbrojtjen e reputacionit dhe lirisë së shprehjes online për profesionistët ligjorë shqiptarë

Trajnim i trajnerëve për mbrojtjen e reputacionit dhe lirisë së shprehjes online për profesionistët ligjorë shqiptarë

Me rritjen e përdorimit të internetit, përmbajtja e medias shqiptare online është rritur në mënyrë eksponenciale duke shkaktuar sfida të ndryshme për lirinë e shprehjes. Kohët e fundit është rritur numri i çështjeve në gjykatat vendore kundër shpifjeve në internet. Duke njohur nevojën për sqarimin e pyetjeve kyçe në lidhje me shtrirjen dhe kufijtë e lirisë së shprehjes online, dy seminare trajnimi me titull, “Liria e shprehjes online dhe mbrojtja e reputacionit duke përdorur standardet e GJEDNJ-së” u organizuan për profesionistët ligjorë shqiptarë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit diskutuan  mbi rëndësianë e lirisë së shprehjes në median online dhe arsyet pse ajo duhet të mbrohet ashtu si liria e shprehjes offline, duke marrë parasysh natyrën e internetit, përhapjen dhe shpejtësinë e tij. 

Gjatë seminareve dyditore të trajnimit, avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë diskutuan standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) duke iu referuar jurisprudencës së fundit të GJEDNJ-së në lidhje me mbrojtjen e reputacionit me fokus në median online. Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën me tri seritë e para të buletineve me çështje gjyqësore të përditësuara të GJEDNJ-së në gjuhën shqipe, të zhvilluara nga Aksioni rajonal JUFREX.

Nëpërmjet përdorimit të teknikës së gjyqit imitues, pjesëmarrësit zbatuan standardet Evropiane përmes imitimit të një çështjeje anonime të GJEDNJ-së. Në fund të gjyqit imitues, të trajnuarit krahasuan argumentet dhe vendimin e tyre me vendimin e vërtetë të GJEDNJ-së.

Aktivitetet e trajnimit u organizuan nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e projektit “Liria e Shpreshjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II

 

 

Korçë 10 Dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page