Konferenca Kombëtare “Liri Pa Urrejtje: Liria e Shprehjes Përballë të Drejtave të tjera të Njeriut” do të mbahet Ditën e Premte, 20 Dhjetor 2019, në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë dukë nisur nga ora 10:00.
Aktiviteti, i organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” do të diskutojë si të përballemi me ‘gjuhën e urrejtjes’ dhe të forcojmë tolerancën dhe dialogun, duke ngritur partneritete midis aktorëve dhe vendim-marrësve të ndryshëm.
Fjalimet hapëse do të ndahen nga:
Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit
Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Parlamentit
Znj. Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë
Z. Brian Williams, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri
Z. Daniel Koski, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Shqipëri
Tema e diskutimit rreth ‘gjuhës së urrejtjes’ do të adresohet në kontekstin e lirisë së shprehjes dhe luftës kundër diskriminimit. Gjatë aktivitetit, Zyra e Avokatit të Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Këshilli Shqiptar i Medias do të anoncojnë themelimin e “Aleancës Pa Urrejtje”, që është një zotim i këtyre organizmave për të angazhuar aktorë vendim-marrës të fushës, për të bashkuar forcat dhe advokojnë për të luftuar gjuhën e urrjejtjes.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të lartë nga shoqëria civile, agjencitë qeverisëse, medias, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare të cilat luajnë një rol direkt në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe eleminimit të gjuhës së urrejtjes.
Kjo konferencë është e hapur për t’u mbuluar nga gazetarët dhe mediat, e cila nis në 10:00 AM, 20 Dhjetor 2019 në Hotel Rogner, Salla Antigonea 1, Tiranë.
Kontakt:
Zyra e Avokatit të Popullit: Sokol Shameti, tel: +355 69 20 33 001
Zyra e Këshillit të Evropës: Besnik Baka, tel. +355 69 21 78 430