Puna në këtë fushë fokusohet në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon profesionistët ligjorë (gjyqtarët, prokurorët, avokatët), autoritetet policore, autoritetet rregullatore të medias dhe organet qeveritare përgjegjëse për legjislacionin e medias dhe çështjet e lidhura me gazetarinë, si dhe aktorët e medias (gazetarë, shoqata gazetarësh, organe vetërregulluese, studentë të drejtësisë dhe të gazetarisë dhe organizata të tjera mediatike). Temat e mbrojtjes së të dhënave dhe qasjes në informacionin publik janë me interes të veçantë në kuadër të temës së mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të medias.

Back Harmonizimi i kornizës rregullatore të dixhitalizimit me standardet evropiane

Tiranë, Shqipëri 21-22 Janar 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Harmonizimi i kornizës rregullatore të dixhitalizimit me standardet evropiane

Për të mbështetur procesin e transpozimit dhe zbatimit të standardeve  evropiane, përfshirë rekomandimet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA) si dhe Direktivën për Shërbimet e Mediave Audiovizive (AVMSD), në kuadrin rregullator dhe ligjor të medias në Shqipëri, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe aktorë kyç të fushës morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët dyditore të organizuar në Tiranë.

Takimi mblodhi stafin e AMA-s, përfaqësues të qeverisë dhe një ekspert ndërkombëtar të Këshillit të Evropës, të cilët diskutuan përafrimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet evropiane. Sesionet ofruan një pasqyrë të thelluar të dispozitave të DSA-së dhe AVMSD-së të zbatuara për platformat e ndarjes së videove si dhe eksploruan mekanizma efektivë të koordinimit institucional.

Pjesëmarrësit përfituan nga njohuri krahasuese dhe shembuj praktikë të ndarë nga Francesco Di Giorgi, Zyrtar i Lartë Ligjor në autoritetin rregullator italian të medias AGCOM, me fokus në mbikëqyrjen, monitorimin dhe zbatimin në kuadër të legjislacionit të BE-së për shërbimet digjitale. Sesionet e udhëhequra nga eksperti i mundësuan stafit të AMA-s dhe palëve të interesuara të identifikojnë boshllëqet legjislative, të diskutojnë strategjitë e zbatimit dhe të zhvillojnë rekomandime konkrete për forcimin e mbikëqyrjes rregullatore dhe përputhshmërisë në mjedisin digjital. 

Aktiviteti nxiti dialog konstruktiv, diskutime të hapura dhe ushtrime interaktive, duke pajisur pjesëmarrësit me mjete dhe njohuri të zbatueshme për të mbështetur reformat e vazhdueshme të medias, të cilat janë të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Kjo punëtori u organizua nga Divizioni për Bashkëpunim në Lirinë e Shprehjes, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe të Medias në Shqipëri” (PROFREX-A), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" .