Instrumenti Horizontal synon të avancojë luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe luftën kundër krimit mjedisor, duke përfshirë masa për të adresuar transparencën e financimit të partive politike, sistemet e deklarimit të pasurisë, vlerësimet kombëtare të rrezikut dhe zhvillimin e kapaciteteve të njësive të inteligjencës financiare.

Back Ndërgjegjësimi i këshilltarëve politikë për çështjet e integritetit dhe rregullat e etikës

Shqipëri 12-14 Dhjetor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Ndërgjegjësimi i këshilltarëve politikë për çështjet e integritetit dhe rregullat e etikës

Duke marrë në konsideratë ndikimin e fortë të korrupsionit në shtetin e së drejtës, besimin e qytetarëve në demokraci dhe në zhvillimin social dhe ekonomik, Këshilli i Evropës promovon një zbatim efektiv të standardeve për sjelljen etike të zyrtarëve. Kjo përfshin angazhimin në nivelin më të lartë politik brenda sektorit publik, ndaj këtyre standardeve të etikës.

Për të kontribuar në ndërtimin e një kulture të fortë integriteti, Veprimi kundër Krimit Ekonomik zhvilloi tre sesione trajnimi radhazi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, në datat 12-14 dhjetor 2022. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte ndërgjegjësimi dhe përmirësimi i njohurive të 38 këshilltarëve politikë të Kabinetit të Ministrave dhe zyrës së Kryeministrit, për zbatimin praktik të kërkesave ligjore ekzistuese në fushën e etikës, parandalimit të konfliktit të interesit dhe integritetit.

Gjatë këtyre aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve, ekspertët shpjeguan përmes shembujve konkretë parimet dhe rregullat e përgjithshme të legjislacionit vendas dhe standardet e praktikat ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet dhe udhëzimet e Këshillit të Evropës për etikën dhe integritetin e zyrtarëve publikë.

Në vijim të këtyre trajnimeve, Projekti ofroi ekspertizë teknike për përgatitjen e dy Manualeve Shpjeguese për konfliktin e interesave dhe dhuratat dhe trajtimin preferencial, të cilët do të mundësojnë një zbatim më efektiv të Kodit Ministror të Etikës. Të dyja nismat adresojnë rekomandimin nr. 5 të Raundit të Pestë të Vlerësimit të Raportit GRECO për Shqipërinë.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit