Instrumenti Horizontal synon të avancojë luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe luftën kundër krimit mjedisor, duke përfshirë masa për të adresuar transparencën e financimit të partive politike, sistemet e deklarimit të pasurisë, vlerësimet kombëtare të rrezikut dhe zhvillimin e kapaciteteve të njësive të inteligjencës financiare.

Back Udhëzime për mbikëqyrësit dhe institucionet jo-financiare për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në Shqipëri

Udhëzime për mbikëqyrësit dhe institucionet jo-financiare për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në Shqipëri

Workshopi mbi Praktikat e Mira  Mbikëqyrëse për zbatimin e Qasjes së Bazuar në Rrezik për Bizneset dhe Profesionet Jo-Financiare me Rrezikshmëri të Larta (DNFBP) mblodhi mbi 50 pjesëmarrës në Vlorë, Shqipëri në 1 Korrik 2021.

Në seminar morën pjesë përfaqësues  nga Ministria e Drejtësisë, Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Dhomës Kombëtare të Noterisë, Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë, avokatëve, noterëve dhe audituesve.

Qëllimi i Seminarit ishte të paraqiste Udhëzimin Praktik të  hartuar nga një ekspert i Këshillit të Evropës për t'u përdorur si një mjet për analiza nga mbikëqyrësit. Paketa e mjeteve synon të ndihmojë autoritetet në arritjen e zbatimit efektiv dhe shpërndarjes efikase të burimeve dhe zgjedhjen e përparësive për punën e mëtejshme në lidhje me mbikëqyrjen e DNFBP-ve. Pritet që lista e kontrollit e dhënë do t'u mundësojë autoriteteve kompetente të kryejnë veprimtari gjithëpërfshirëse mbikëqyrëse, mbi një bazë të ndjeshme ndaj rrezikut, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedura do të lejojë gjithashtu identifikimin e çdo dobësie dhe veprimin përmirësues të synuar.

Përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë prezantoi ndryshimet kryesore në ligjin për shërbimin noterial në Shqipëri të mbështetur me rekomandime nga Veprimi i përbashkët i Bashkimit Europian / Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri. Përfaqësuesit nga Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare ndanë përvojën dhe praktikat e tyre të mira në kryerjen e mbikëqyrjes së bazuar në rreziqe dhe diskutuan me pjesëmarrësit disa nga rreziqet kryesore të identifikuara në Analizën e Riskut të miratuar kohët e fundit.

Ky aktivitet do të pasohet nga  trajnime të mëtejshme  të  subjekteve raportuese mbi zbatimin e masave  kundër e pastrimit të parave  dhe financimit të terrorizmit.

Seminari u organizua në kuadër të "Veprimit Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri", i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës " Instrumenti  Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

Albania 1 Korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page