Back Mbështetje zyrave të kadastrës për të përmirësuar informacionin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët

Mbështetje zyrave të kadastrës për të përmirësuar informacionin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët

Në kuadrin e projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës "Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të gjykimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX)", Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow dhe ekipi i projektit zhvilluan disa vizita në zyrat rajonale të kadastrës në Fier, Vlorë dhe Sarandë. Shkëmbimet e frytshme me drejtorët përkatës rajonalë u përqëndruan në sfidat me të cilat ata ballafaqohen në zbatimin e ligjit 20/2020 mbi finalizimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit.

Në fjalën e saj, zonja Gützkow nënvizoi mbështetjen e D-REX për funksionimin e një linje telefonike të dedikuar për informimin e qytetarëve dhe veçanërisht këshillimin ligjor të grave pronare të tokave bujqësore. Ajo përshëndeti mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për zyrat rajonale kadastrale në plotësimin e një kërkese në rritje nga qytetarët, duke theksuar se nëse qytetarët janë më të informuar ata do të kontribuojnë pozitivisht në zbatimin efektiv të legjislacionit.

Që prej vitit 2019, Agjencia Shtetërore e Kadastrës është në fokusin e bashkëpunimit me D-REX së bashku me institucionet kryesore që merren me të drejtat e pronësisë siç janë: Agjencia për Trajtimin e Pronës, Avokati i Shtetit dhe gjykatat. Në këtë kontekst, projekti ka hartuar dhe shpërndarë edhe një komentar për zbatimin e ligjit nr. 20/2020 mbi dispozitat e përgjithshme, titujt e pronësisë mbi tokës bujqësore, mekanizmat e ankimit gjyqësor dhe administrativ të përcaktuara në ligj.

Projekti D-REX është pjesë e programit të BE-së dhe Këshillit të Evropës, “Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një iniciativë e cila synon të ndihmojë në të përmbushjen e standardeve të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit.

Shqipëri 9 Tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page