Back Mbështetje për një proces efikas të kompensimit të pronave në Shqipëri

Shkodër 30-31 Janar 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Mbështetje për një proces efikas të kompensimit të pronave në Shqipëri

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së dhe Këshillit të Evropës për forcimin e kapaciteteve institucionale të Agjencisë për Trajtimin e Pronës (ATP) në menaxhimin e më shumë se 7000 kërkesave të mbetura në pritje për kompensimin e pronave, u zhvillua një trajnim dy-ditor i mbajtur në Shkodër, mes stafit më të vjetër dhe atij më të ri të Agjencisë.

Shkëmbimi mes kolegëve mblodhi më shumë se 35 zyrtarë të ATP-së, përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria e Drejtësisë dhe ekspertë ligjorë për të forcuar kapacitetet e tyre në trajtimin e dosjeve në pritje dhe përmirësimin e proceseve të brendshme për menaxhimin më efikas të kërkesave.

Përmes kombinimit të seancave të udhëhequra nga ekspertët dhe diskutimeve ndërvepruese, analizave të rastit studimor dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit eksploruan aspektet kryesore të procedurave të kompensimit të pronës, duke përfshirë propozimin e fundit për ndryshimet në ligjin 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi i procesit të kompensimit të pronave”. Gjithashtu, diskutimet u fokusuan në rëndësinë e përafrimit të praktikave vendase me standardet e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Trajnimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me përfaqësues nga drejtoritë e ndryshme brenda ATP-së, duke sjellë përpara praktikat më të mira të zbatueshme për thjeshtimin e procedurave administrative.

Kjo iniciativë është pjesë e mbështetjejes më të gjerë, të vazhdueshme për të rritur aftësitë e stafit të ATP-së për të trajtuar ngarkesën e shumë dosjeve të pazgjidhura të kompensimit brenda një afati të arsyeshëm kohor, në përputhje me Planin e Veprimit të ATP-së të miratuar rishtazi (2025–2028). Plani i Veprimit ka inkorporuar metodologjinë e ofruar nga ekspertiza e KiE dhe i referohet kërkesave të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Duke forcuar kapacitetet e brendshme të punonjësve që zbatojnë procesin, ky trajnim kontribuon në objektivin më të gjerë për të siguruar një procedurë kompensimi më të drejtë, më transparente dhe në kohë për mbajtësit e titujve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të aksionit Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Türkiye III.