Back Forcimi i rolit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare në mbrojtjen e sistemit financiar të Shqipërisë

Tiranë, Shqipëri 20-21 Nëntor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Forcimi i rolit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare në mbrojtjen e sistemit financiar të Shqipërisë

Për të adresuar risqet në rritje të krimeve financiare, roli i Agjencisë për Inteligjencën Financiare mbetet thelbësor, si një nga institucionet kryesore të Shqipërisë për të zbuluar dhe parandaluar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e armëve të shkatërrimit në masë. Për të forcuar njohuritë dhe aftësitë praktike të stafit të sapo-rekrutuar dhe atij ekzistues të Agjencisë, u organizua një trajnim dy-ditor në Tiranë nga Veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri.

Trajnimi u bazua në një Manual praktik i hartuar së fundmi për stafin e Agjencisë, me mbështetjen e Veprimit kundër Krimit Ekonomik. Manuali ofron udhëzime thelbësore mbi funksionet dhe përgjegjësitë kryesore të njësive të inteligjencës financiare, si dhe mbi kuadrin më të gjerë ndërkombëtar kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Duke konsoliduar konceptet kyçe, praktikat më të mira dhe ofruar udhëzime praktike, Manuali synon të forcojë kompetencat e stafit të Agjencisë dhe të mbështesë zhvillimin e tyre profesional.

Ofruar nga tre ekspertë ndërkombëtarë nga Këshilli i Evropës, trajnimi përmirësoi kuptimin e pjesëmarrësve mbi mjetet dhe metodologjitë analitike të analizimit të informacionit, mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zbatimin e një qasjeje të bazuar në risk. Sesionet interaktive dhe studimet e rasteve nga jeta reale i mundësuan pjesëmarrësve forcimin e aftësitë e tyre për të identifikuar, analizuar dhe për t’iu përgjigjur më mirë risqeve të krimeve financiare në praktikë.

Duke përshtatur praktikat vendase me standardet ndërkombëtare, trajnimi dhe Manuali i sapohartuar mbështesin përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të forcuar efektivitetin e sistemit të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përmes forcimit të rolit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Ky trajnim u organizua në kuadër të Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, pjesë e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës.