Back Thirrje e hapur për artistët e rinj vizual që duan të bëhen pjesë e fushatës “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri” në Shqipëri

Thirrje e hapur për artistët e rinj vizual që duan të bëhen pjesë e fushatës “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri” në Shqipëri

Hapet thirrja për artistët e rinj vizual që duan të bëhen pjesë e fushatës “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri” në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversistetit dhe Barazisë në Shqipëri”.
Pjesë e kësaj fushate do jetë dizenjimi
dhe realizimi i një murali në një nga fasadat e pallateve në Tiranë me fokus luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të "Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022". Artistët ose grupet e artistëve mbi 18 vjeç që kanë dëshirë dhe eksperiencën e nevojshme për të realizuar një mural janë të lutur të paraqesin një draft skice të propozimit të tyre, si edhe portofol punimesh të tyre, brenda datës 15 gusht 2022.
Skica fituese do të realizohet nga vetë artisti ose grupi i artistëve me mbështetjen e projektit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” dhe Bashkisë Tiranë.
Projekti parashikon një shpërblim monetar për artistin/artistët e përzgjedhur.

 

FORMA E APLIKIMIT

 

Fushata “Blloko Urrejtjen; Fal Dashuri” është një lëvizje ndërgjegjësuese e prezantuar në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar për të informuar dhe angazhuar komunitetet lokale në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes, duke synuar grupet dhe individët vulnerabël si personat LGBTI, emigrantët, njerëzit me nevoja të veçanta dhe pakicat etnike. Fushata do të vazhdojë në muajt e ardhshëm me një sërë ngjarjesh publike të promovuara përmes faqeve të internetit dhe mediat sociale, por edhe në mediat kryesore.

Mos harro, “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri”

Instagram @blockthehatred: https://www.instagram.com/blockthehatred/?hl=en
Facebook Blockthehatred https://www.facebook.com/blockthehatred

 

 

Tiranë / SHQIPERI 1 Korrik 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page