Back Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbështet kapacitetet lokale mbi “Mbrojtjen e Gazetarëve”

Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbështet kapacitetet lokale mbi “Mbrojtjen e Gazetarëve”

Mbrojtja dhe siguria e gazetarëve vazhdon të jetë shqetësim thelbësor për Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës të cilët kanë për qëllim të adresojnë kërcënimet kundër profesionistëve të fushës së medias dhe të nxisin mekanizmat e sinjalizimeve të hershme si dhe aftësitë për reagim dhe përgjigje brenda Këshillit të Evropës. Në këtë kontekst, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbi Lirinë e Shprehjes në Shqipëri po bashkëpunon me Dhomën Kombëtare të Avokatisë për të rritur kapacitetet dhe për të përgatitur më tej trajnues lokal rreth standardeve të Nenit 10 të KEDNj dhe jurisprudencës së GjEDNj mbi mbrojtjen e gazetarëve.

Disa nga tematikat e diskutuara në trajnim ishin kërcënimet ndaj gazetërve të cilat kanë një ndikim në lirinë e shprehjes në kontekstin e situatës në Shqipëri, Rekomandimi (2016)4 i Komitetit të Ministrave të KiE mbi mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të fushës së medias, si dhe detyrimet positive të Shteteve për të mbrojtur gazetarët dhe aktorët në fushën e medias me qëllim hetimin dhe procedimin e krimeve kundër tyre. 

Trajnuesit që morën pjesë diskutuan rreth çështjeve pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe implikimet e tyre për çështjet e Shqipërisë. Një çëshje e përzgjedhur u konsiderua në diskutim në grup dhe pjesëmarrësit paraqitën arsyetimet e tyre ligjore mbi çështjen në fjalë. Trajnerët e përgatitur do të kenë mundësinë të ndajnë në të ardhmen me kolegët e tyre profesionistë ligjorë, dijen dhe ekspertizën e fituar përsa i përket mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve.

 

Aktiviteti u organizua me mbështetjen e projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias Shqipëri” si pjesë e Programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”.

 

 

Tiranë 30 Tetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page