Back Vlerësimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj masave legjislative dhe rregullatore të ndërmarra si pasojë e pandemisë së COVID-19

Vlerësimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj masave legjislative dhe rregullatore të ndërmarra si pasojë e pandemisë së COVID-19

Shqipëria ashtu si edhe shumë vende të tjera në të gjithë botën në këtë kohë pandemie, po has vështirësi për të gjetur një ekuilibër midis mbrojtes së shëndetit, minimizimit të problematikave ekonomike dhe shoqërore  si edhe respektimit të të drejtave të njeriut.  Në mënyrë të paevitueshme, masat kufizueze  kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si një pjesë e rëndësishme e një shoqërie demokratike që qeveriset bazuar në shtetin e së drejtës. 

Duke mësuar nga kjo përvojë, projekti po mbështet institucionet publike në sigurimin e respektimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës në rrethana të jashtëzakonshme të mundshme si fatkeqësitë natyrore apo pandemitë. Për të ndihmuar institucionet si edhe profesionistët apo praktikuesit të fushës së ligjit,në kuadër të projektit u zhvillua  një vlerësim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj masave legjislative dhe rregullatore të ndërmarra prej  pandemisë. Ky vlerësim sjell në vëmendje çështje të rëndësishme të lidhura me pandeminë si adresimi i masave të karantinimit e kufizimit dhe thekson rëndësinë e integrimit të  një qasje bazuar në të drejtat e njeriut në përgjigje të këtyre rrethanave të jashtëzkonshme.     

 

Projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e zbatimit të vendimeve të GJeDNj-së në Shqipëri” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit Mbështetja Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

Tiranë 11 Gusht 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page