Back Shërbimi Penitenciar Shqiptar do të adoptojë Terapinë e bazuar në trauma dhe terapinë konjitive të sjelljes me qëllim përmirësimin e rehabilitimit të të dënuarve

Albania 12 Qershor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Shërbimi Penitenciar Shqiptar do të adoptojë Terapinë e bazuar në trauma dhe terapinë konjitive të sjelljes me qëllim përmirësimin e rehabilitimit të të dënuarve

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë autoritetet penitenciare në prezantimin e  terapisë së bazuar në trauma dhe terapinë konjitive të sjelljes në burgjet Shqiptare.

Në këtë kuadër, stafi i IEVP - “Ali Demi”, ishte pjesë e trajnimit dy-ditor mbi Terapinë e bazuar në Trauma, zhvilluar në datat 10-11 Qershor 2024 në Qendrën e Trajnimit për Stafin e Burgjeve në Tiranë. Trajnimi i parë mblodhi psikologë dhe personel social, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilët në bashkëpunim me stafin e burgjeve do të përcaktojnë modalitetet e programit që do të testohet në muajt në vijim.

Trajnimi mbuloi parimet kryesore të praktikës së bazuar në trauma dhe rritjen emocionale post-traumatike në një mjedis burgu, me fokus të veçantë tek gratë në burg. Pjesëmarrësit u përfshinë në seanca interaktive për të kuptuar dhe menaxhuar më mirë faktorët nxitës të traumës.

Gjithashtu, në përgjigje të kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për zhvillimin e një programi të dedikuar për Terapinë e Sjelljes Kognitive (CBT) në burgjet Shqiptare, u zhvillua një trajnim dy-ditor në datat 12-13 Qershor 2024, ku morën pjesë 28 psikologë. Trajnimi përfshinte një përmbledhje të teorisë CBT dhe aplikimit të saj në lidhje me çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor. Ai mbështetej gjerësisht në ushtrimet praktike, demonstrimin e terapisë, studimet e rasteve për të rritur aftësitë e pjesëmarrësve në menaxhimin e rezistencës së të burgosurit ndaj mendimeve dhe emocioneve negative. Prezantimi i CBT dhe terapisë së bazuar në trauma përbën një hap pozitiv në lidhjen e përpjekjeve për trajtimin dhe rehabilitimin e shëndetit mendor për të burgosurit shqiptarë.

Trajnimi u zhvillua në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III”, dhe në veçanti projekti për “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri”.