Back Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë Shqiptare diskutojnë standardet dhe strategjitë e komunikimit për rritjen e transparencës dhe komunikimit me median dhe publikun

Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë Shqiptare diskutojnë standardet dhe strategjitë e komunikimit për rritjen e transparencës dhe komunikimit me median dhe publikun

Udhëzuesi i CEPEJ për komunikimin në sektorin e drejtësisë dhe standardet kryesore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias ishin në fokus të një seminari të organizuar me njëzet përfaqësues nga Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë Shqiptare.

 

Të mentoruar nga dy ekspertë të lartë të Këshillit të Evropës, pjesëmarrësit u njohën me parimet dhe mënyrat praktike për një komunikim efektiv dhe transparent me publikun. Shembujt e trajtuar u bazuan kryesisht në nenin 10 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe në praktikën gjyqësore të saj për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias duke garantuar transparencën e institucioneve ligjore ndaj publikut.  

 

Aktiviteti u mundësua nga bashkëpunimi i dy projekteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës,Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX) and ”Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III) në kuadër të nismës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022

 

Shqipëri 14-15 Shtator 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page