Back Shkëmbim përvojash midis Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë mbi sfidat e përbashkëta në lidhje me efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë

Shkëmbim përvojash midis Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë mbi sfidat e përbashkëta në lidhje me efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Shqipërisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Kosovës janë takuar në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta në lidhje me funksionimin e sistemeve të tyre përkatëse të drejtësisë si dhe mbështetjen që CEPEJ mund të ofrojë në vitet e ardhshme në vazhdim të programeve të bashkëpunimit të CEPEJ në rajon. Diskutimet u fokusuan në statistikat gjyqësore për të vlerësuar efikasitetin, cilësinë dhe reformat gjyqësore, vlerësimin e performancës së gjyqtarit, dixhitalizimin e drejtësisë, përdorimin e mekanizmave alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, menaxhimin e kohës gjyqësore dhe veprimet për të reduktuar cështjet e mbartura, me prezantime nga ekspertë të nivelit të lartë të CEPEJ mbi mjetet, treguesit dhe praktikat e mira të CEPEJ-it. U prezantuan gjithashtu dhe rezultatet e raportit të tretë të Panelit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2021.

Ky aktivitet organizohet bashkërisht nga projektet e CEPEJ-it në rajon, përkatësisht KoSEJ II “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë*”, projekti rajonal "Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të reformave gjyqësore në Ballkanin Perëndimor - Paneli Ballkani Perëndimor", dhe projekti SEJ III “Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri”, pjesë të programit të përbashkët të titulluar “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - faza II”, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe të zbatuara nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

*  Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Tiranë 8 Nëntor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page