Nisma ndërgjegjësuese për parandalimin e transportimit të jashtëligjshëm të parave në kufi, do të prezantohet në 11 dhjetor 2023 në ambientet e Aeroportit të Rinasit, në orarin 10:00 – 11:00. Ky aktivitet publik do të organizohet bashkarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Gjermane. Gjatë këtij eventi do të prezantohet një paketë masash për publikun, me qëllim forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare në parandalimin dhe identifikimin e kalimit të jashtëligjshëm të parave në pikat kufitare.
Në këtë aktivitet do të flasin:
- Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave – Gent Gazheli
- Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri - Hubert Perr
- Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë - Giulia Re
- Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Policia e Shtetit – Saimir Boshnjaku
- Kreu i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, Ambasada Gjermane – Iven Schad
- Ekspert i projektit EU4FOCAL - L. Javier Agud Sánchez
Aktiviteti është i hapur për median dhe do të ofrojë përkthim konsekutiv.
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
Marija Simic, Oficere Komunikimi për Instrumentin Horizontal, Këshilli i Evropës +381 63 601 337
Sindi Lica, Asistente Projekti, Këshilli i Evropës