Back Përfaqësues nga Shqipëria trajnohen mbi praktikat e dokumentimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Përfaqësues nga Shqipëria trajnohen mbi praktikat e dokumentimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Dy përfaqësues nga Qendra e Dokumentimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërise u njohën me disa nga praktikat më të fundit të botimit të vendimeve dhe publikimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), më 29 dhe 30 Shtator 2022. Programi 2-ditor kishte si objektiv kryesor marrjen e eksperiencës së drejtpërdrejtë nga GJEDNJ për harmonizimin dhe sistematizimin e praktikës gjyqësore dhe përfshiu një trajnim mbi funksionimin dhe aksesin në sistemin e kërkimit mbi jurisprudencën e gjykatës (HUDOC), prezantime të dedikuara mbi përmbledhjen e vendimeve, analizën dhe transparencën e jurisprudencës, aksesin dhe transformimin digjital në sistemin e drejtësisë në vende të ndryshme të Këshillit të Evropës.    

Ky aktivitet u organizua nga projekti i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, I cili mbështet zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri, në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”. Ky projekt, ndër të tjera, mbështet Gjykatën e Lartë të Shqipërisë për të patur një praktikë më koherente dhe më të harmonizuar me standartet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një parakusht thelbësor për të garantuar sigurinë juridike dhe mbrojten e të drejtave të njeriut.

 

 

Strasburg 29-30 Shtator 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page