Back Mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri i prezantohen këshillave të gjykatave në Shqipëri

Tiranë 09 Shkurt 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri i prezantohen këshillave të gjykatave në Shqipëri

Anëtarët e Këshillave Gjyqësor të gjykatave të shkallës së parë të Shqipërisë, përfaqësues të Gjykatës së Lartë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin pjesë e aktivitetit për ngritjen e kapaciteteve për mjetet e CEPEJ-it për efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë, organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Pjesëmarrësit diskutuan me ekspertë të Këshillit të Evropës pikëpamje të ndryshme që lidhen me zbatimin e mjeteve të efikasitetit të CEPEJ-it në punën e përditshme të gjykatave. Një fokus i veçantë iu kushtua udhëzuesit për një metodologji të unifikuar për mbledhjen e të dhënave gjyqësore, të zhvilluar në kuadër të fazës së mëparshme të programit Instrumenti Horizontal të BE-së dhe Këshillit të Evropës, dhe si të zbatohen treguesit e performancës të CEPEJ-it për të monitoruar efikasitetin e gjykatës. Përfaqësuesit e projektit “Platforma për Ballkanin Perëndimor’’ prezantuan të dhënat më të fundit për Shqipërinë dhe theksuan rëndësinë e statistikave të mbledhura në nivel gjykatash për vendimmarrjen efektive dhe për sigurimin e të dhënave cilësore në nivel kombëtar.

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e anketave të kënaqësisë së përdoruesve të gjykatave për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të drejtësisë për përdoruesit dhe mjetet për menaxhimin e kohës nga këndvështrimi i administrimit të gjykatës. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskutuar dhe shkëmbyer mbi gjetjet e aktiviteteve per ngritjen e kapaciteteve të organizuar me stafin në të gjitha gjykatat e shkallës së parë gjatë vitit 2023 dhe për të shkëmbyer praktikat e mira të zhvilluara nga gjykata të ndryshme.

Në vijim, institucionet përfituese dhe kryetarët e gjykatave morën pjesë në mbledhjen e dytë të Komitetit Drejtues të projektit 'Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri' (SEJIV) -  ku u njohën me progresin gjatë vitit të parë të zbatimit dhe dakordësuan aktivitetet në vazhdim.

Aktiviteti u organizua nga projekti rajonal i CEPEJ  ‘’Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të reformave gjyqësore në Ballkanin Perëndimor’’ dhe në kuadër të projektit 'Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Shqipëri' (SEJIV) - , nën iniciativën e përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë -.