1 vit që nga fillimi i fazës së dytë të programit të përbashkët të #BE dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe shumë gjëra kanë ndodhur. HFII ka asistuar përfituesit në #Shqipëri në përpjekjet e tyre për përmbushjen e standardeve evropiane dhe ka kontribuar konkretisht në:
- mbështetjen e autoriteteve publike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje e standardet evropiane - https://go.coe.int/tb32G
- përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë në fushën e drejtësisë, bazuar në instrumentet e #CEPEJ. - https://go.coe.int/A8Szf
- forcimin e vendimeve gjyqësore në vend mbi të drejtat e pronës: 500 studentë nga Tirana e Durrësi përfunduan kursin mbi aplikimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - https://go.coe.int/0ADDr)
- përmirësimin e shërbimeve dhe mbrojtje me e mirë e të drejtave të njeriut për të burgosurit, me një fokus të veçantë tek të burgosurit të ekstremit të dhunshëm. - https://go.coe.int/9M32k
- Angazhimi me aktorë kyc, përfshirë edhe shoqërinë civile në promovimin e të drejtave të barabarta dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes - https://go.coe.int/thX5R
HFII do të vazhdojë punën e mirë me autoritetet publike dhe aktorët përkatës, në mbështetjen e zbatimit të reformave kyçe në konsolidimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut