Në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor the Turqinë 2019-2022”, dhe projektit “Promovimi i diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”, Këshilli i Evropës ka hapur thirrjen për propozime me synim përmirësimin e funksionimit të mekanizmave të anti-diskriminimit dhe qasjen e tyre nga grupe vulnerabël, në përputhje me standardet evropiane, në veçanti me rekomandimet e organeve monitoruese, konkretisht nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve (FCNM) dhe/ose Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve (ECRML)
Afati përfundimtar për pranimin e aplikimeve është (shtyrë në) 13 Shtator 2020 (ora 17:00 CET)
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected]
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe dokumente të tjera relevante për procesin e tenderit, ju lutem referojuni dokumenteve të mëposhtme:
- Thirrja për propozime
- Shtojca I – Forma e Aplikimit
- Shtojca II – Buxheti i Parashikuar (Model)
- Shtojca III – Modeli i Marrëveshjes së Grantit (vetëm për informacion)
- Shtojca IV – Udhëzime për përdorimin e modeleve të buxhetit të Marrëveshjes së Grantit
- Shtojca IVa – Udhëzime mbi Visibilitetin
- Pyetje & Përgjigje