Back Shqipëri: Komisioni i Venecias duke adoptuar opinionet legale mbi Ligjin për Mediat Audiovizuale & emërimit në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëri: Komisioni i Venecias duke adoptuar opinionet legale mbi Ligjin për Mediat Audiovizuale & emërimit në Gjykatën Kushtetuese

Në kuadër të Mekanizmit Koordinues te Ekspertizës, 2 kërkesa të rëndësishme për opinion legal u pranuan në Komisionin e Venecias. Kërkesa e parë derivon nga Komiteti Monitorues i Asamblesë së Këshllit të Evropës (PACE) përsa i përket amendamenteve të ligjit Nr. 97/2013 “Mbi shërbimin e medias audiovizuale”, teksa kërkesa e dytë vjen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka të bëjë me procedurat  e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë perspektivë, delegacionet respektive Këshillit të Evropës ndërmorrën vizita fakt-mbledhëse në Tiranë në 10-11 Shkurt 2020 dhe 13-14 Shkurt 2020 ku shkëmbyen pikëpamjet me vendim-marrës kyc kombëtar e ndërkombëtar.

Si rrjedhojë e përhapjes së pandemisë të COVID19, të dyja opinionet janë ri-programuar për t’u adoptuar në sesionin e Qershorit të Komisionit të Venecias, ndërkohë që gjetjet dhe rekomandimet përbëjnë një nga referencat kyce për hapjen e negociatave për pranimin në BE.  

Mekanizmi Koordinues i Ekspertizës është pjesë e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, që ka si qëllim të mbështesë Shqipërinë, Bosnjë Herzegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë, në përmbushjen e standardeve evropiane.

 

 

* Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Tiranë Shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page