Back Komisioni i Venecias jep opinion të rëndësishëm mbi ndryshimet në Kushtetutë dhe Ligjin Elektoral në Shqipëri, nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës

Komisioni i Venecias jep opinion të rëndësishëm  mbi ndryshimet në Kushtetutë dhe Ligjin Elektoral në Shqipëri, nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) mundësuan një Opinion të përbashkët në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kushtetutën e Shqipërisë të datës 30 Korrik 2020 dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor 2020

Opinioni, i përgatitur nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës (ECM), i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", shpreh shqetësimin për miratimin e nxituar të ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë të 30 Korrikut 2020 dhe në Kodin Zgjedhor të vendit në 5 Tetor 2020, ndërkohë ndalet tek mungesa e konsultimeve të gjera brenda një afati kohor të përshtatshëm midis aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare (OJQ).

Opinioni, i kërkuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe i përgatitur pas konsultimeve të gjera online me një gamë të gjerë të figurave politike dhe OJQ-ve, përqendrohet vetëm në përputhshmërinë e ndryshimeve me standardet ndërkombëtare dhe, për këtë arsye, nuk duhet të konsiderohet si një përmbledhje gjithëpërfshirëse e kuadri zgjedhor i vendit. Komisioni i Venecias dhe ODIHR janë të gatshëm të ndihmojnë autoritetet shqiptare, veçanërisht për të lehtësuar zbatimin e Kodit Zgjedhor të rishikuar.

Duke ju referuar Opinoinit, Komisioni i Venecias dhe ODIHR nxisin forcat politike shqiptare të sigurojnë "funksionimin normal demokratik të institucioneve" dhe thekson edhe një herë nevojën për rivendosjen e aktivitetit të Gjykatës Kushtetuese.

Opinioni u përgatit nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Albania 12 December 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page