Back Kosovë *: Komisioni i Venecias rekomandon transparencë më të madhe mbi projektligjin për Qeverinë

Kosovë *: Komisioni i Venecias rekomandon transparencë më të madhe mbi projektligjin për Qeverinë

Komisioni i Venecias, nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës (ECM), si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës 'Instrumenti Horizontal II', ofroi një opinion të rëndësishëm pas kërkesës Kryeministrit të Kosovës* për një opinion mbi Projektligjin për Qeverinë. Komisioni i Venecias rekomandon që projektligji duhet të bëhet më i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare për ligjbërjen demokratike, duke nënvizuar që shtetet duhet të njohin epërsinë e kushtetutës kur përshkruan kufirin në numrin e ministrave të qeverisë të lejuar.

I kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në fund të Tetorit, Opinioni "njeh plotësisht" qëllimin e projektligjit për të kufizuar numrin e ministrive me synim për të rregulluar formimin e qeverisë si dhe për ta bërë atë me kosto më efektive e për të parandaluar rreziqet e korrupsionit. Por, Komisioni i Venecias rekomandon se një "Memorandum Shpjegues" mjaft i hollësishëm duhet të botohet së bashku me të gjitha projektligjet e ardhshme, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e transparencës për hartimin e ligjeve dhe për të lehtësuar angazhimin domethënës të publikut dhe shoqërisë civile në procesin legjislativ.

Opinioni u përgatit nën Mekanizmin e Koordinimit të Ekspertizës në kuadrër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal II për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës (ECM) ofron ekspertizë brenda sistemit të Këshillit të Evropës për t'iu përgjigjur kërkesave për ekspertizë legjislative dhe këshilla të politikave për sigurimin e drejtësisë, luftimin e krimit ekonomik dhe luftimin e diskriminimit, si dhe lirinë e shprehjes dhe medias, si dhe çështjet kushtetuese që bien brenda mandatit të Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit (i njohur si Komisioni i Venecias). Kjo është bërë në respekt të plotë të pavarësisë dhe specifikave të funksionimit të mekanizmave monitorues të Këshillit të Evropës dhe siguron një mbështetje kryesore për proceset e pranimit në BE.

 

* Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Shqipëri 12 Dhjetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page