Back Përmirësimi i qasjes në edukim dhe punësim për të dënuarit në Shqipëri

Përmirësimi i qasjes në edukim dhe punësim për të dënuarit në Shqipëri

Një studim krahasues mbi edukimin dhe punësimin në Institucionet për ekzekutimet e vepres penale (I.E.V.P) është finalizuar në Shqipëri. Ky studim i rëndësishëm do të ndihmojë zhvillimin e një skeme të qëndrueshme kombëtare që do të përmirësojë më tej perspektivën e rehabilitimit të të dënuarve dhe gjithashtu do të përcaktojë standartet që duhet të integrohen në nivel legjislativ dhe operacional.

Studimi siguron praktikat e mira dhe sjell eksperiencë nga shtete të tjera Evropiane të cilat kanë rregulluar me sukses këto aspekte, duke i lejuar autoritetet Shqipëtare të vlerësojnë fizibilizetin e tyre dhe të aplikojnë propozimet më të rëndësishme brenda kontekstit kombëtar të I.E.V.P.

Projekti i përbashkët i BE dhe Këshillit të Evropës “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të dënuarve në Shqipëri” po punon dhe asiston Drejtorinë e Përgjithshme të Administratës së Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë për fillimin e nje sondazhi i cili do të mbledhë informacion mbi jetën në I.E.V.P., perspektivat indviduale të rehabilitimit dhe kënaqësinë me shërbimet në dispozicion.

Studimi krahasues, duke përfshirë rezultatet e sondazhit, do të ushqejnë zhvillimin e një strategjie kombëtare që ka si qëllim të rregullojë dhe sigurojë praktika institucionale të qëndrueshme, ku edukimi dhe punësimi shërbejnë si shtyllat kryesore të rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri të të dënuarve në Shqipëri.

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të Projektit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në fazën e dytë të "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Shqipëri 8 Qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page