Back Avokatura e Shtetit, një aktor kyç për mbrojtjen e standarteve evropiane për të drejtat e njeriut

Avokatura e Shtetit, një aktor kyç për mbrojtjen e standarteve evropiane për të drejtat e njeriut

Forcimi i kapaciteteve të Avokaturës së Shtetit për të mbrojtur standartet evropiane për të drejtat e njeriut dhe për të siguruar zbatimin me efektshmëri të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është thelbësor për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë kuadër, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj” po ndihmon në zhvillimin e planit të veprimit që ka për qëllimin rritjen e efektshmërisë së Avokaturës së Shtetit në zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strazburgut.

Në këtë kontekst, një takim koordinuesu organizua më 30 Tetor në Durrës me qëllim identifikimin e mangësive të mbetura në procesin e zbatimit të vendimeve dhe diskutimin e hapave të mëtejshëm. Gjatë takimit të moderuar nga z. Sokol Mëngjesi, profesor i të drejtës në Universitetin e Tiranës, dhe znj. Marjana Papa, koordinatore e projektit të Këshillit të Evropës, u diskutuan me pjesëmarrësit shëmbuj dhe masa mbi përshpejtimin e procesit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strazbugut në Shqipëri.

Ky takim koordinues u pasua nga një trajnim mbi shkrimin ligjor dhe aftësitë arsyetuese, i cili u organizua në datën 31 Tetor në Durrës, me pjesëmarrjen e 52 avokatëve të shtetit nga zyrat rajonale të Tiranës, Durrësit dhe avokatë shteti përfaqësues në Ministri. Trajnimi, i cili kishte për qëllim të forcojë aftësitë institucionale të zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strazburgut në Shqipëri, u moderua nga Prof. Sokol Berberi, Lektor dhe Drejtor i Trajnimit Vazhdues në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri.

Ky projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.”

 

 

 

Durres 30-31 Tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page