Back Përmirësimi i shëndetit mendor në burgjet shqiptare

Përmirësimi i shëndetit mendor në burgjet shqiptare

Sigurimi i shëndetit mendor në burgje mbetet një shqetësim madhor si dhe një sfidë të cilën sistemi penitenciar shqiptar duhet ta adresojë, bazuar në reportet monitoruese në vazhdimësi të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimin jo Njerëzor apo Degradues si dhe gjykimi i GjNDNj-së Strazimiri Vs. Shqipëria.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë autoritetet shqiptare për të vlerësuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit të shëndetit mendor në ambjentet e burgjeve, ku një fokus i veçantë tregohet për të burgosurit me çrregullime të shëndetit mendor në dritën e standardeve ndërkombëtare. Mbështetje po u sigurohet autoriteteve gjithashtu në krijimin e një sistemi të unifikuar të zbulimit dhe trajtimit në mjediset e rregullta të burgut, si dhe në planifikimin e një ndërhyrjeje e cila do të përmirësojë trajtimin e pacientëve mjekoligjorë psikiatrik.

Në këtë kontekst, më 22 korrik 2021 u zhvillua një seminar për prezantimin e gjetjeve të vlerësimit në burgun e Durrësit - një strukturë kushtuar të burgosurve me çrregullime të shëndetit mendor, duke ofruar rekomandime të përshtatura në lidhje me përmirësimet e nevojshme. Në këtë ngjarje, çështjet kryesore shqetësuese u evidentuan dhe u diskutua një përshkrim i Procedurave Standarde të Veprimit mbi ofrimin e kujdesit të shëndetit mendor në burgje. Gjatë seminarit, u theksua nevoja për një kontroll fillestar të instrumenteve në lidhje me zbulimin dhe trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në burgje bazuar në grupet e synuara specifike, më konkretisht për gratë e burgosura, pacientët psikiatrikë mjekoligjorë dhe të burgosurit me çrregullime të shëndetit mendor.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e aksionit "Rritja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

Shqipëri 23 Korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page