Back Studentët në fushën e drejtësisë mbështesin procesin e regjistrimit të titujve të pronësisë në Shqipëri

Studentët në fushën e drejtësisë mbështesin procesin e regjistrimit të titujve të pronësisë në Shqipëri

Me miratimin e ligjit 20/2020 për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Shqipëri, projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës  “Supporting enforcement of the judicial decisions and facilitating the execution of ECtHR judgements in Albania[U1] ” ka zgjeruar mbështetjen për Agjensinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) mbi përmirësimin e kuadrit nënligjor dhe zbatimit të tij. Në këtë kontekst, projekti do të mbështësë ASHK-në nëpërmjet organizimit të një fushate informuese dhe ndërgjegjësuese për pronarët në 8 zona kadastrale të përzgjedhura të cilat janë në proces të regjistrimit fillestar të titujve të pronësisë.   

 

Risia e kësaj fushate ka të bëjë me përfshirjen e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës duke bërë të mundur praktikimin e njohurive në fushën e të drejtave të njeriut në komunitetet e tyre.   

 

Në këtë kuadër në datat 12 dhe 13 Nëntor u organizua një trajnim intensiv online me pjesëmarrjen e më shumë 160 studentëve dhe profesionistëve të rinj të fushës nga Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Trajnimi u përqëndrua në dispozitat e Ligjit 11/2018 të Kadastrës në lidhje me procesin e regjistrimin fillestar si dhe zbatimin e ligjit 20/2020 për regjistrimin e titujve bujqësor të pronësisë (AMTP-ve).

 

  1. javët e ardhshme rreth 25 studentë të trajnuar nga Fakulteti i Drejtësisë do t’i bashkohen stafit të ASHK-së në 8 zona të ndryshme në vend dhe do të ndihmojnë në procesin e regjistrimit fillestar.

 

Projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri” (D-REX II), si pjesë e programit “Instrumenti Horizontal per Ballkanin Perendimor dhe Turqine 2019-2022” , bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 


[U1]Besnik do ta vendosesh ti si hyperlink per web page ne shqip?

[U2]Besnik mund ti vendosesh ti hyperlinks per web page ne shqip?

Tiranë 12-13 Nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page