Back Mbështetje për Akademinë e Drejtësë së Kosovës* në procesin e përmirësimit të efikasitetit në gjykata nëpërmjet sondazhit të parë online

Mbështetje për Akademinë e Drejtësë së Kosovës* në procesin e përmirësimit të efikasitetit në gjykata nëpërmjet sondazhit të parë online

Sondazhi i parë online mbi efiçencën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe stafit të gjykatave, është gati pas bashkëpunimit dhe konsultimeve të ngushta me drejtuesit e programeve të trajnimit në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës* dhe projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë” (KoSEJII). Sondazhi ka si qëllim të nxisë pjesmarrjen dhe të përmirësojë mënyrën e mbledhjes së të dhënave në systemin e drejtësisë në Kosovë. Do të ndahet nëpërmjet postës elektronike në përputhje me qasjen e re të Akademisë për realizimin e Vlerësimeve të Nevojave për Trajnim. Përgjigjet gjithashtu do të analizohen në mënyrë më efikase duke përdorur bazën e të dhënave të pyetësorit. 

Gjatë diskutimeve doli në pah se Akademia është e gatshme të transferojë realizimin e pyetësorëve nga letra, në sistemin online, pasi kjo do të rrisë ndjeshëm cilësinë e programeve të trajnimit. Nëpërmjet mbështetjes së programit Instrumenti Horizontal II, Akademia pritet të përmirësojë kurikulën e saj duke përfshirë instrumentet dhe indikatorët e performancës së gjykatave të Komisionit Evropian për Efikasitetin në Drejtësi (CEPEJ). 

Ky aktivitet u zbatua në kuadër të programit të përbashkët të BE dhe Këshilli të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” – Projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë”, zbatuar nga Këshilli i Evropës. 

 

 

 

* Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
 

Prishtinë 17 Shtator 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page