Back Manuali për Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin: Një burim i ri për trajnerët e policisë në Ballkanin Perëndimor

Ballkanin Perëndimor 23 Prill 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Manuali për Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin: Një burim i ri për trajnerët e policisë në Ballkanin Perëndimor

Manuali për Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin në gjuhët e Ballkanit Perëndimor më në fund u publikua dhe mund të shkarkohet.

Zbatimi i ligjit luan një rol kyç në luftimin e racizmit dhe diskriminimit racor, si dhe në promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë drejtim, duhet të ruhen standarde të larta të profesionalizmit dhe drejtësisë. Oficerët e policisë të trajnuar mirë, të cilët mund të mbështesin viktimat e krimeve të urrejtjes, janë një pasuri për çdo komunitet.

Me synimin për të mbështetur zbatimin e ligjit në mbrojtjen e shoqërive në të gjithë diversitetin dhe kompleksitetin e tyre, Manuali për Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin është përshtatur për trajnerët e policisë, institucionet e trajnimit të policisë ose partnerët kryesorë të policisë, duke përfshirë autoritetet e bashkive, OSHC-të, shërbime të specializuara komunitare. Manuali ofron metoda trajnimi, ushtrime dhe aktivitete praktike për të planifikuar dhe zbatuar programe trajnimi efektive për oficerët e policisë.

Në gjashtë modulet, e përpiluara nga ekspertë të fushës, Manuali trajton një sërë temash. Ai ofron një përmbledhje të koncepteve dhe parimeve kryesore të barazisë dhe mosdiskriminimit, duke përfshirë “racizmin”, “diskriminimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë” dhe “krimin e urrejtjes”. Manuali gjithashtu hulumton se si të zhvillohen marrëdhënie të hapura, proaktive, konstruktive dhe pozitive me komunitetet lokale që janë të shqetësuara dhe të prekura nga çështjet e barazisë, diversitetit dhe mosdiskriminimit në polici.

Manuali është prodhuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe projekti e tij “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë”.

 

 Manuali për Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin

 Versioni në gjuhën Shqipe  

 Versioni në gjuhën Boshnjake 

 Versioni në gjuhën Maqedonase  

 Versioni në gjuhën Serbe