Instrumenti Horizontal synon të avancojë luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe luftën kundër krimit mjedisor, duke përfshirë masa për të adresuar transparencën e financimit të partive politike, sistemet e deklarimit të pasurisë, vlerësimet kombëtare të rrezikut dhe zhvillimin e kapaciteteve të njësive të inteligjencës financiare.

Back Forcimi i masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri

Forcimi i masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri

Dy workshope kushtuar zbatimit efektiv të masave të qasjes bazuar në rrezik për sektorin jo-financiar u mbajtën në Tiranë në 16 dhe 17 dhjetor 2019. Në këto aktivitete morrën pjesë llogaritarë, avokatë, noterë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Dhoma Kombëtare e Noterëve dhe Instituti i Kontabilistëve të Autorizuar të Autorizuar për të adresuar standardet përkatëse ndërkombëtare.

Eksperti i Këshillit të Evropës prezantoi udhëzuesin dhe një metodologji mbi qasjen e bazuar në rrezik për profesionet ligjore dhe kontabilistët në hartimin dhe zbatimin e kësaj qasjeje. Pjesëmarrësit ndanë praktikat më të mira, sfidat dhe informacione praktike në zbatimin e vigjilencës së duhur, të zgjeruar dhe të thjeshtuar dhe vendosjen e një qasjeje të bazuar në rrezik. Gjithashtu, u diskutua për rolin e kontabilistëve, avokatëve dhe noterëve në identifikimin e pronanësisë përfituese. Pjesëmarrësit rritën njohuritë e tyre për identifikimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe rreziqet e financimit të terrorizmit të lidhur me klientë të caktuar ose kategori klientësh, dhe disa lloje të aktiviteteve. Në vijim të këtyre aktiviteteve, me njohuritë e marra, profesionet ligjore do të mund të përcaktojnë dhe zbatojnë masa dhe kontrolle të duhura dhe proporcionale për të zbutur këto rreziqe.

Të dy workshopet u organizuan në kuadër të programit të Instrumentit Horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri".

 

 

Tirane 16-17 Dhjetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page