Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Promovohet Mekanizmi për Kontrollin e Jashtëm mbi policinë dhe burgjet në Maqedoninë e Veriut

Promovohet Mekanizmi për Kontrollin e Jashtëm mbi policinë dhe burgjet në Maqedoninë e Veriut

Promovohet Mekanizmi për kontrollin e jashtëm mbi policinë dhe burgjet në Maqedoninë e Veriut

Stacionet policore dhe institucionet e zbatimit të sanksioneve në Maqedoninë e Veriut janë duke e mbështetur nismën e Programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal II”, drejt ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e të drejtave themelore njerëzore në stacionet policore dhe burgjet.

Duke e synuar informimin e publikut të prekur mbi shfrytëzimin dhe rolin e rëndësishëm të cilin e ka Mekanizmi për kontroll të jashtëm drejt mbrojtjes të të drejtave themelore, janë vendosur posterë dhe broshura në të gjitha stacionet policore dhe institucionet e burgjeve. Ky Mekanizëm është themeluar me mbështetje nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës në vitin 2018, me qëllim që të përkrahen dhe mbrohen viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, që kryhen nga personat me autorizime policore ose policia e burgjeve, përmes sigurimit të hetimeve efektive për të gjitha pretendimet e këtilla.

Materialet janë shtypur në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome, me qëllim që të arrijnë tek sa më tepër lexues, duke e informuar publikun e gjerë, personat në mbajtje policore, si dhe popullatën e burgjeve për të drejtat që garantohen me ligj, mandatin dhe kompetencat e Mekanizmit, si dhe procedurat që duhet t’i përcjellin viktimat e pretenduara të keqtrajtimit policor.

Gjithsej janë shtypur 220 posterë një-gjuhësorë (maqedonisht, shqip dhe në gjuhën rome), së bashku me 3,000 fletushka tre-gjuhësore. Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut,” që bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropës, në suazat e “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, zbatuar nga Këshilli i Evropës

Këtu mund t’i shkarkoni materialet:

 Poster on External Oversight Mechanism in Prisons – Maqedinisht        

 Poster on External Oversight Mechanism in Prisons – Shqip  

 Poster on External Oversight Mechanism in Prisons – Rome  

 

 Poster on External Oversight Mechanism in Police Stations – Maqedonisht 

 Poster on External Oversight Mechanism in Police Stations – Shqip  

 Poster on External Oversight Mechanism in Police Stations – Rome

 

 Flyer on External Oversight Mechanism in Prisons – Tregjuhësor  

 Flyer on External Oversight Mechanism in Police Station – Tregjuhësor 

 

Maqedonia e Veriut 3 Mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.