Back Përfaqësues të zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël

TIRANË, SHQIPËRI 23-25 MAJ 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Përfaqësues të zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës organizuan një takim për shkëmbim përvojash ndërmjet përfaqësuesve të zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova* dhe Ukraina, qëllimi i të cilit ishte forcimi i bashkëpunimit të tyre për mbrojtjen e grupeve vulnerabël.

Organizuar si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), aktiviteti kishte për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit për të trajtuar në mënyrë efektive krimet e urrejtjes, në përputhje me standardet evropiane.

Manualet e KiE mbi “Trajnimin e Policisë mbi Barazinë dhe Mosdiskriminimin” dhe Policimin e Krimit të Urrejtjes kundër personave LGBTI shërbyen si një referencë e mirë për identifikimin dhe hetimin efektiv nga agjencitë e zbatimit të ligjit.  

Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre të bashkëpunimit në trajtimin e krimeve të urrejtjes dhe masat e mbrojtjes dhe sigurisë gjatë marshimeve të krenarisë. Ata theksuan nevojën për partneritet të zgjeruar në sigurimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të grupeve vulnerabël. Shkëmbimi i përvojave forcoi më tej bashkëpunimin ndër-rajonal në adresimin e sfidave të ngjashme, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për të luftuar racizmin në Ballkanin Perëndimor dhe Vendet e Lindjes.

 

--------------------------

Ky aktivitet u organizua në kuadër të nismave të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës:

  • “Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor” zbatuar në kuadër të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”;
  • “Promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit: drejt shoqërive më elastike dhe gjithëpërfshirëse”, zbatuar në kuadër të programit “Partneriteti për Qeverisje të Mirë”, dhe
  • “Mbështetje për zbatimin e standardeve evropiane në lidhje me antidiskriminimin dhe të drejtat e pakicave kombëtare në Ukrainë”.

 

 

 

*Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KS dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.