Back Personeli i burgjeve dhe i shërbimit të provës në Shqipëri forcojnë aftësitë e tyre për mjetet e rehabilitimit dhe programin e para- lirimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm dhe ata të rrezikuar nga radikalizimi

Durrës/ Shqipëri 11 Qershor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Personeli i burgjeve dhe i shërbimit të provës në Shqipëri forcojnë aftësitë e tyre për mjetet e rehabilitimit dhe programin e para- lirimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm dhe ata të rrezikuar nga radikalizimi

Këshilli i Evropës vazhdon të ndihmojë institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri duke përmirësuar kapacitetet e personelit të burgjeve dhe ata të shërbimit të provës në lidhje me menaxhimin e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë dhe atyre të ndjeshëm ndaj radikalizimit. Në këtë kuadër, 22 nëpunës të vijës së parë në burgje dhe në shërbimin e provës, anëtarë të ekipeve multidisiplinare nga tre burgje në Burrel, Peqin dhe Ali Demi, si dhe personel nga Zyra Rajonale e Shërbimit të Provës Tiranë, morën pjesë në një trajnim 3-ditor të avancuar më 4- 6 qershor në Durrës, me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal III.

 Nëpërmjet prezantimeve, ushtrimeve praktike dhe interpretimit të roleve, trajnimi u fokusua në aplikimin e mjetit te skrinimit dhe  mjetit te vlerësimit të rrezikut dhe nevojave për të burgosurit e dhunshëm dhe ekstremistë, në programin e rehabilitimit dhe programit të para lirimit i hartuar rishtazi, duke rezultuar me ngritjen e dhe forcimin e nivelit të  njohurive, vetëbesimit dhe aftësive të pjesëmarrësve. Programi për para-lirim për të burgosurit e dhunshëm dhe ekstremistë, për herë të parë në  Shqipëri udhëzon stafin e burgjeve dhe të shërbimit të provës në përgatitjen e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë për lirim. Trajnimi gjithashtu kontribuoi në rritjen e të kuptuarit të parandalimit të radikalizimit dhe forcoi më tej aftësitë e tyre në menaxhimin e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë dhe planifikimin e trajtimit. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat që mund të hasin gjatë zbatimit të mjeteve dhe programeve specifike të të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë, si rezistenca e të burgosurve dhe mungesa e motivimit, si dhe specifikat e punës me gratë e burgosura dhe ato të dënuara me kusht.

Të pajisur me aftësi të reja dhe njohuri praktike, pjesëmarrësit në rolin e tyre si lehtësues të ardhshëm tani do të testojnë mjetet dhe programet në mjedisin e burgut dhe gjatë shërbimit të provës përgjatë një faze pilotuese që pritet të zgjasë deri në katër muaj.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e projektit rajonal për Rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit, pjesë e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal III, i cili po u mundëson Përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe që të jenë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.